Si të organizojmë ditën për studim

Të jesh i përqëndruar në mësime

Përgatit një kalendar pune/studimi!
Mbaj parasysh datat e provimeve dhe sa nevojë ke për të mësuar apo përsëritur çdo lëndë. Ndaje materialin në detyra javore ose ditore sipas ditëve që ke në dispozicion.

Kupto nëse truri juaj përthith më shumë informacion në mëngjes apo mbasdite/në darkë!

Nëse truri juaj përthith më shumë në mëngjes sigurohuni që gjatë kësaj periudhe të ditës të mësoni tema që i konsideroni të veshtira dhe gjatë mbasdites mund te përsërisni ose të studioni një material të thjeshtë.

Vendos prioritete!

Nise gjithmonë me detyrat më të rëndësishme.

Pusho dhe relakso trurin!

Mund të jetë një pushim 10 minuta pas 1 ore studim. Pini ujë, hani një frut, dëgjoni 2-3 këngë.

Ji fleksibël!

Jo gjithmonë planet shkojnë siç ne dëshirojmë. Kur bëni kalendarin e punës lini 1-2 ditë për përsëritje të përgjithshme/ teza të viteve të kaluara në mënyrë që të keni gjithmonë diçka rezervë.

Gjej Kohë në Kalendar

Pjesa më e madhe e kohës kalon duke dëgjuar audio ose duke u ekspozuar ndaj leximeve dhe leksioneve të jashtme më gjerë, kalohet ndërsa bëj një aktivitet të zakonshëm që nuk mund t’i shmangësh, si larja e dhëmbëve ose gatimi i makaronave. Këto shpërthime të vogla dhjetë minutash mund të shtojnë deri në 20 orë të tjera studimi dhe të rrisin ekspozimin tim ndaj temës, duke çuar në kuptim më të mirë. Një udhëtim mund të jetë një mundësi e shkëlqyer.

Si të jemi produktivë

Teknika e sirtareve dhe koshit të letrave.

Faza 1:

  1. a) Ndajeni ditën tuaj në periudha gjysmëorarshe (psh: 07:00-07:30, 07:30-08:00 …)
  2. b) Shënoni në letër se me çfarë aktivitetesh do të merreni në këto periudha, që nga momenti që zgjoheni deri në momentin që shtriheni për të fjetur.
  3. c) Përcaktoni listën e aktiviteteve kryesore që do të kryeni gjatë ditës. (Kini parasysh që t’i gruponi aktivitetet që kryeni në kohë të ndryshme të ditës duke u bazuar nga ngjashmëria e tyre. Ka disa aktivitete që janë rutinë e përditshme psh: vaktet e ngrënies apo kafja).
  4. d) Tani ndajeni ditën në 3 pjesë:
  1. Nga zgjimi (mëngjes) deri në orën 12:00 (mesditë)
  2. Ora 12:00 (mesditë) deri ne 18:00 (pasdite)
  3. Ora 18:00 (pasdite) deri sa të shkoni për të fjetur
  1. e) Mbi bazën e listës së llojeve të aktiviteteve, përcaktoni sa orë keni harxhuar për çdo lloj aktiviteti në secilën prej pjesëve të ditës.
  2. f) Mblidhni orët që keni harxhuar për çdo lloj aktiviteti në tri pjesët e ditës.

Në këtë mënyrë do të mësoni se sa orë harxhoni gjithsej duke u marrë me aktivitet të dobishëm gjatë ditës suaj. Do të habiteni se sa kohë shpërdoroni duke ndenjur apo duke u ankuar.

Faza 2: Përcaktoni se cilat janë synimet tuaja afatgjata:

  • Synimet që dëshironi të realizoni në fund të jetës suaj
  • Synimet që dëshironi të realizoni për një periudhë 5-vjeçare
  • Synimet që dëshironi të realizoni në një periudhë 6-mujore

 

Nga tërësia e synimeve tuaja afatgjata zgjidhni synimin më urgjent për ju. Përqendrohuni në synimin tuaj urgjent dhe përcaktoni konkretisht se çfarë duhet të bëni që ta realizoni.

Faza 3: Përcaktoni se cilat janë aktivitetet tuaja prioritare për këtë javë dhe për sot (të cilat ndihmojnë në realizimin e synimit tuaj afatgjat më urgjent).

 

Klasifikoni aktivitetet tuaja duke përdorur teknikën e “Tre sirtaret dhe koshi i letrave”.

SIRTARI I SIPËRM: Vendosni aktivitetet më të rëndësishme që do të bëni këtë javë dhe sot.

SIRTARI I MESIT: Vendosni aktivitetet që do të dëshironit të bënit këtë javë e sot, por që edhe mund të lihen mënjanë.

SIRTARI I POSHTËM: Në këtë sirtar vendosni ato aktivitete të cilat mund t’i kryeni vetëm nëse përfundoni aktivitetet e përfshira në sirtarin e sipërm dhe të mesit.

KOSHI I LETRAVE: Këtu vendosni aktivitetet kohëhumbëse ose kohëvrasëse (psh: Vërdallisja, shfletimi i revistave, story në Instagram, video në TikTok e Snapchat etj).

 Faza 4: Bëni një planifikim ditor të aktiviteteve tuaja në mënyrën që ju duket më e mira.

Për të bërë këtë, rikthehuni tek Faza 1. Shihni llojin e aktiviteteve dhe sasinë e orëve që i keni kushtuar atyre dhe pyesni veten:

-A janë këto aktivitete ato që duhen për të realizuar synimin afatgjat?

-A duhet të harxhoj më shumë apo më pak kohë për secilin aktivitet?

 

Pas kësaj mund të jetë e nevojshme të bëhen ndryshime në llojet e aktiviteteve dhe sasinë ë kohës që i kushtoni atyre.

 Mundohuni të keni parasysh:

  • Përdorni teknikën e “Tre sirtare dhe koshi i letrave”.
  • Planifikoni kryerjen e aktivitetit në kohën më të përshtatshme për to.
  • Gruponi gjatë planifikimit aktivitetet që mund t’i kryeni në një vend apo në një kohë.
  • Planifikoni që me parë gjëra të cilat mund t’ia delegoni të tjerëve. (nuk mund të bëni gjithçka vetë).
  • Lini kohë rezervë mes kryerjes së aktiviteteve (asnjëherë nuk i dihet të papriturave).
  • Planifikoni shpërblime për veten pas kryerjes së çdo aktiviteti.
  • Lini kohë për të pushuar dhe për t’u kujdesur për veten tuaj.

If you have not yet decided on Saturday plans, we have the #answer for you. ➡️ Be part of our Online – Discussion on the

Lexo

Konferenca Kombëtare “Guida Studentore e Punësimit”

Unioni i Këshillave Studentorë me ndihmën dhe kontributin e secilit prej jush, kthyeu buzëqeshjen tek disa fëmijë për festat e fundvitit 🎄🎁🎄🎁

Me nismën
#eja&ti #gëzo1fëmijë 🎁🎄
shumë të rinj dhe qytetarë kontribuan me ushqime, veshje, lodra, ose të mira të tjera materiale ne vend grumbullimin e ndihmave tek 📌Stadiumi Dinamo, Komuna e Parisit.

Lexo

Këshilla për Menaxhimin e kohës

Menaxhimi efektiv i kohës Tradicionalisht, shumica e njerëzve e gjejnë normën në edukim për të përfshirë leksionet në klasa fizike. Ndërveprimi mësues-nxënës perceptohet si vetëm

Lexo