Rezidencat Studentore

Rezidencat studentore

Do të ndalemi në rezidencat studentore si alternativë e akomodimit të studentëve. Së pari do të njihemi me kushtet dhe informacionet e përgjithshme për këtë formë strehimi dhe më pas do ndalemi në secilën prej rezidencave.

Rezidencat shtetërore studentore në Tiranë kanë një kriter pranimi në bazë të universitetit që studenti ndjek. Rezidenca studentore universitare nr.1 (Qytet Studenti) ka si përparësi të regjistrojë studentë nga Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Filologjik, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Universiteti i Arteve. Rezidenca studentore universitare nr.2 pranë Inxhinierisë së Ndërtimit ka përparësi të regjistrojë studentë nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Fizike, Universiteti i Sporteve, Fakulteti i Shkencave Sociale. Rezidenca studentore universitare nr.3 pranë Universitetit të Mjekësisë ka si përparësi të regjistrojë studentë nga Universiteti i Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Nëse në këto rezidenca ka vende vakante pas një date të caktuar (që afishohet nga institucioni përkatës) mund të bëjë regjistrimin çdo student edhe nëse nuk është në listën e përparësisë së rezidencave.

Rezidenca Studentore Universitare nr. 1

Adresa: Rruga Arben Broci, Qyteti Studenti, Tiranë

Rezidencat me pagesë vjetore (45.000 Lekë)

  • Dhoma me 1 shtrat, dhoma me 2 shtretër, dhoma me 3 shtretër
  • Tualete të përbashkëta
  • Dushe të përbashkëta
  • Energjia Elektrike + uji i pijshëm (i përfshirë në pagesë)

Shërbimi i lavanderisë është me pagesë shtesë. Mandati tërhiqet pranë arkës në Drejtorinë e Rezidencës Studentore me vlerën 130 Lekë.

Rezidenca Studentore Universitare nr. 2

Adresa: Rruga “Artan Lenja”, ish-Fusha e Aviacionit, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit
Rezidenca me pagesë vjetore (63 000 lekë)
– + 2000 lekë siguracion për mirëmbajtjen e ambientit të cilat rikthehen në zgjidhjen e kontratës.

 

Janë funksionale 3 godinat A-B-C
Secila prej tyre me kushte të njëjta ofrojnë:
– Dhoma me 2 shretër, dhoma me 3 shtretër
– Tualete dhe dushe për vetëm 5 persona
– Energjia elektrike + uji (24 orë) të përfshira në pagesë.

Rezidenca Studentore Universitare nr. 3

Adresa: Rruga e Dibrës 265, Tiranë