Si të përdorim mjetet e mësimit online

Për një student të vërtetë, çdo gjë që ndodh në jetën e përditshme është një test!

Platformat Online

Gjatë periudhës së pandemisë si të gjithë, edhe Universiteti ynë u përshtat me mënyrën e zhvillimit të mësimit Online.

Si fillim u përdorën platforma të ndryshme si:

  • Classroom
  • Zoom
  • Google Meet
  • Microsoft Teams

 

Aktualisht përdoret një platformë e unifikuar në të gjithë fakultetet, platforma Microsoft Teams.

Në momentin e regjistrimit në universitet, si student, ti pajisesh me një e-mail në versionin emër­_mbiemër.()studente@unitir.edu.al*

*( ) janë inicialet e emrit të fakultetit psh. Fakulteti i Ekonomise = fe

Pak më shumë për Microsoft Teams

Sipas klasave të ndara nga sekretaria mësimore secili pedagog formon klasat e leksioneve dhe seminareve sipas lëndëve përkatëse.

Në secilën klasë studenti ka aksesin të përdorë materialet e hedhura nga pedagogu në seksionin “Files”

Ka mundësinë e krijimit të një grupi “team” të pavarur nga stafi pedagogjik dhe të hapjes së një video konference me numër të palimituar pjesëmarrësish dhe pa limit kohëzgjatjeje.

Ka mundesinë e kontaktit privat me çdo përdorues tjetër të këtij aplikacioni.

Ky aplikacion është i aksesueshëm në PC, laptop, iPad, smartphone.

Hapat që duhen ndjekur për të shkarkuar aplikacionin Teams

Në browser hapim adresën www.office365.com

  1. Logohemi me account-in e-mail të hapur nga universiteti. emër_mbiemër.festudent@unitir.edu.al
  2. Ndryshojmë Password e e-mail sipas udhëzimeve të aplikacionit
  3. Futemi në Teams duke klikuar në ikonën e saj.
  4. Mund të shkarkojmë aplikacionin në PC, laptop, iPad, smartphone nëse dëshirojmë

If you have not yet decided on Saturday plans, we have the #answer for you. ➡️ Be part of our Online – Discussion on the

Lexo

Konferenca Kombëtare “Guida Studentore e Punësimit”

Unioni i Këshillave Studentorë me ndihmën dhe kontributin e secilit prej jush, kthyeu buzëqeshjen tek disa fëmijë për festat e fundvitit 🎄🎁🎄🎁

Me nismën
#eja&ti #gëzo1fëmijë 🎁🎄
shumë të rinj dhe qytetarë kontribuan me ushqime, veshje, lodra, ose të mira të tjera materiale ne vend grumbullimin e ndihmave tek 📌Stadiumi Dinamo, Komuna e Parisit.

Lexo