Instituti i Studimeve Evropiane
ISE
Instituti i Studimeve Evropiane është krijuar me VKM nr. 1182, më datë 3 Dhjetor 2009. Ky
institut ngrihet mbi një përvojë të pasur mësimdhënieje akademike dhe mbi një eksperiencë 14 vjeçare të nisur nga Qendra e Studimeve Evropiane të hapur me VKM nr.588, datë 02.11.2000. Ai ishte fryt i një projekti të fituar në vitin 1999, pas një aplikimi të bërë tek Programi TEMPUS dhe është ideuar me asistencën e drejtpërdrejtë të Universitetit Katolik të Leuvenit, të Universitetit të Bonit, të Universitetit të Hapur të Budapestit, të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe të disa ambasadave të huaja tek ne.
Faqja zyrtare e Institutit: ise.edu.al.
Struktura e brendshme organizative
Drejtori i Institutit të Studimeve Evropiane është Prof. Dr. Aljula Jubani
Instituti i Studimeve Evropiane ka këto Departamente
Departamentet e Instituti të Studimeve Evropiane:
Legjislacion dhe institucionet
Politika dhe qeverisja në Europë
Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare në BE
Programet e studimit
Nr. | Programi i studimit | Lloji i diplomës |
---|---|---|
1 | Legjislacion dhe Institucionet Europiane | Master i shkencave |
2 | Politika dhe Qeverisja në Europë | Master i shkencave |
3 | Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Bashkimit Evropian | Master i shkencave |
4 | Legjislacion dhe Institucionet Europiane | Doktoratë |
5 | Politika dhe Qeverisja në Europë | Doktoratë |
6 | Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare | Doktoratë |