Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
Historia e Degës së Inxhinierisë Elektronike fillon që prej viteve ´60, me formimin e Katedrës së Elektronikës, si pjesë e Fakultetit të Inxhinierisë. Krijimi i Fakulteti të Teknologjisë së Informacionit daton në 2007. Programet e studimit të FTI-së ofrojnë njohuri në fushat e arkitekturës e sistemeve të telekomunikacioneve, teknikave numerike dhe analoge të përpunimit dhe transmetimit të sinjaleve multimediale, sistemet satelitore, sistemet me fibra optike, protokollet e transmetimit të të dhënave, rrjetat e kompjuterave, rrjetat me sensorë, rrjetat ad- hoc, arkitekturën e sistemeve të përpunimit,
strukturën e bazave të të dhënave, sistemet e shpërndarë, inxhinieria e softuerit, teknologjitë Web, elementët bazë të sistemeve elektronike, projektimin e elementëve përbërës të sistemeve elektronike, aplikimet e sistemeve elektronike në industri, etj.
Faqja zyrtare e Fakuletit: fdut.edu.al .
Struktura e brendshme organizative
Dekani i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit: Prof. Elinda Kajo (Meçe)
Zv. Dekan: Prof. Asoc. Indrit Enesi
Zv. Dekan: Dr. Evis Trandafili
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit ka këto Departamente
Departamentet e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit:
Programet e studimit
| Nr. | Programi I Studimit | Lloji I Diplomës |
|---|---|---|
| 1. | Inxhinieri Elektronike | Bachelor |
| 2. | Inxhinieri Informatike | Bachelor |
| 3. | Inxhinieri Telekomunikacioni | Bachelor |
| 4. | Inxhinieri Elektronike | Master Shkencor |
| 5. | Inxhinieri Informatike | Master Shkencor |
| 6. | Inxhinieri Telekomunikacioni | Master Shkencor |
| 7. | Inxhinieri Informatike | Master Profesional |
| 8. | Teknologji Informacioni | Master Profesional |
| 9. | Teknologjite e Informacionit dhe Komunikimit: | Doktoraturë (PHD) |
| 10. | Inxhinieri Informatike | Doktoraturë (PHD) |
| 11. | Telekomunikacion dhe Inxhinieri Informacioni | Doktoraturë (PHD) |