Fakulteti i Shkencave Sociale
Fakulteti i Shkencave Sociale fillimet e veta i ka që në vitin 1965, ku Fakulteti i Drejtësisë, u riorganizua dhe u quajt “Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike”, ku u përfshinë dega e shkencave politike dhe ajo e drejtësisë. Dega e Shkencave Politike përgatiste specialistë të profilit politik për organet qendrore e lokale të pushtetit shtetëror. Më pas kjo degë u kthye në degën e filozofisë. Në vitin 1991 nga bashkimi i degës së Filozofi-Sociologji dhe Punës Sociale u krijua Fakulteti i Punës Sociale dhe në vitin 1992 fakulteti merr emrin që ka dhe sot Fakulteti i Shkencave Sociale. Fakulteti i Shkencave Sociale njihet si institucioni i parë dhe i vetëm arsimor që ka përgatitur specialistët e parë në sociologji, psikologji dhe punë sociale.
Faqja zyrtare e Fakuletit është: fshs-ut.edu.al
Struktura e brendshme organizative
Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale: Prof. Dr. Edmond Rapti;
Zv. Dekan për ciklin e parë të studimeve bachelor: Prof. Asoc. Dr. Rudina Rama;
Zv. Dekan për ciklin e dytë të studimeve master dhe ciklin e tretë të studimeve doktoraturë: Dr. Ervin Lame
Fakulteti i Shkencave Sociale ka këto Departamente
Departamentet e Fakultetit të Shkencave Sociale:
Programet e studimit
Nr. | Programi i studimit | Lloji i diplomës |
---|---|---|
1 | Punë Sociale | Bachelor |
2 | Psikologji | Bachelor |
3 | Shkenca Politike | Bachelor |
4 | Administrim dhe Politikë Sociale | Bachelor |
5 | Filozofi | Bachelor |
6 | Sociologji | Bachelor |
7 | Punë Sociale e Avancuar me profil "Punë Sociale në Arsim" | Master profesional |
8 | Punë Sociale e Avancuar me profil "Punë Sociale në Shëndetësi" | Master profesional |
9 | Sociologji edukimi | Master profesional |
10 | Pedagogji e specializuar sociale | Master profesional |
11 | Administrimi i Institucioneve Sociale në Sistemin e Drejtësisë | Master profesional |
12 | Analizë e politikës sociale | Master profesional |
13 | Filozofi praktike dhe humane | Master profesional |
14 | Qeverisje dhe politika publike | Master profesional |
15 | Këshillim psikologjik | Master profesional |
16 | Orientim professional | Master profesional |
17 | Zgjidhje e Konflikteve me Ndërmjetësim | Master profesional |
18 | Psikologji Ligjore | Master profesional |
19 | Sociologji e Zhvillimeve Shoqërore | Master i shkencave |
20 | Punë Sociale me profile: a. Drejtim Klinik; b. Organizim Komunitar; c. Politikë Sociale | Master i shkencave |
21 | Shërbime Sociale në Drejtësinë Penale | Master i shkencave |
22 | Administrim i Shërbimeve Sociale | Master i shkencave |
23 | Studime Rajonale Politike | Master i shkencave |
24 | Çështje të Fëmijëve dhe të Familjes | Master i shkencave |
25 | Komunikim për Ndryshim Social dhe të Sjelljes | Master i shkencave |
26 | Përkatësi Gjinore dhe Zhvillim | Master i shkencave |
27 | Politika dhe Drejtim Arsimi | Master i shkencave |
28 | Shkenca të Edukimit | Master i shkencave |
29 | Filozofi sociale | Master i shkencave |
30 | Etika në institucione dhe lidership | Master i shkencave |
31 | Shkenca politike, me profilin "Teoritë politike" | Master i shkencave |
32 | Mësuesi në Shkenca Sociale për arsimin e mesëm të lartë | Master i shkencave |
33 | Psikologji, me profil: Psikologji Klinike | Master i shkencave |
34 | Psikologji, me profil: Psikologji Organizacionale | Master i shkencave |
35 | Psikologji, me profil: Psikologji Shkollore | Master i shkencave |
36 | Shkenca Politike-Integrimi dhe Qeverisja | Master i shkencave |
37 | Filozofi | Doktoratë |
38 | Sociologji | Doktoratë |
39 | Pedagogji | Doktoratë |
40 | Psikologji | Doktoratë |
41 | Punë Sociale | Doktoratë |
42 | Shkenca Politike | Doktoratë |