Fakulteti i Shkencave të Natyrës

FSHN

Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN) është qendra kryesore në Shqipëri për përgatitjen e specialistëve të lartë në informatikë, matematikë, fizikë, kimi, kimi
industriale, biologji, bioteknologji. FSHN është gjithashtu institucion i rëndësishëm për përgatitjen e mësuesve për shkollat e mesme në lëndët mësimore të  matematikës, fizikës, kimisë, biologjisë dhe informatikës në gjithë sistemin e shkollave të mesme në Shqipëri. FSHN ka një staf akademik të brendshëm prej mbi 125 punonjësish, prej të cilëve mbi rreth 70 profesorë ose profesorë shoqërues. Faqja zyrtare e Fakultetit: fshn.edu.al

Struktura e brendshme organizative

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës: Prof. Dr. Spiro Drushku;
Zv. Dekan për kurrikulat e ciklit të parë dhe të dytë të studimeve: Prof. Asoc. Dr. Eglantina Kalluçi;
Zv. Dekan për ciklin e tretë të studimeve dhe kualifikimi shkencor dhe pedagogjik: Prof. Asoc. Dr. Alda Kika;
Zv. Dekan për anën shkencore dhe projektet: Prof. Dr. Ferdinand Bego.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka këto Departamente

Departamentet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës:

Programet e studimit

Nr.Programi i studimitLloji i diplomës
1Teknologji Informacioni dhe KomunikimiBachelor
2BioteknologjiBachelor
3FizikëBachelor
4BiologjiBachelor
5KimiBachelor
6Kimi Industriale e MjedisoreBachelor
7Kimi dhe Teknologji UshqimoreBachelor
8 Informatikë Bachelor
9MatematikëBachelor
10Inxhinieri Matematike dhe InformatikëBachelor
11Inxhinieri Matematike dhe InformatikeMaster professional
12Bioteknologji MjedisoreMaster professional
13Informatikë Biznesi Master professional
14Teknologji Informacioni dhe komunikimiMaster professional
15Biologji MolekulareMaster i shkencave
16Biologji MjedisoreMaster i shkencave
17Mësues biologjie për Arsimin e Mesëm e të LartëMaster i shkencave
18Bioteknologji Molekulare dhe Industriale Master i shkencave
19Fizikë Master i shkencave
20Mësues Fizike për Arsimin e Mesëm të LartëMaster i shkencave
21Informatikë Bachelor
22Inxhinieri Matematike dhe Informatike Bachelor
23Inxhinieria e Proceseve Kimike Bachelor
24Kimi Industriale e Mjedisore Bachelor
25Kimi me profil: Analiza Kimike dhe Vetitë e LëndësBachelor
26Mësues Kimie për Arsimin e Mesëm të LartëBachelor
27Matematikë Bachelor
28Mësues Matematike për Arsimin e Mesëm të LartëBachelor
29Shkencat dhe Teknologjitë UshqimoreBachelor
30Teknologji Informacioni dhe komunikimiBachelor
31Mësues Informatike për Arsimin e Mesëm të LartëMaster profesional
32Biologji e RuajtjesMaster profesional
33Biologji MolekulareMaster profesional
34FizikëMaster profesional
35Bioteknologji BimoreMaster i shkencave
36Elektrokimi e Zbatuar dhe Dukuritë SipërfaqësoreMaster i shkencave
37Analiza Kimike e Lëndës dhe MjedisitMaster i shkencave
38Teknologjia dhe mikrobiologjia e ushqimeve dhe vlerësimi i sigurisë dhe cilësisëMaster i shkencave
39Proceset e trajtimit kimik të lëndëve të para natyrore dhe të mbeturinave industriale urbaneMaster i shkencave
40 Analizë dhe AlgjebërMaster i shkencave
41Metodat probabilitare, statistike dhe metodat e analizës numerikeMaster i shkencave
42InformatikëMaster i shkencave

Na gjeni: