Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i ka fillimet e veta në vitin 1947, viti i themelimit të Katedrës së Gjuhës Ruse. Katedra e Gjuhës Ruse ka funksionuar në kuadrin e një Instituti 2-vjeçar, i cili në vitin 1951 u shndërrua në Institut të Lartë Pedagogjik. Me krijimin e Universitetit të Tiranës më 1957, Katedra e Gjuhës Ruse kalon si degë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Në shtator të vitit 1991, krijohet Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Ky fakultet në përbërjen e tij kishte Katedrën e Gjuhës Ruse, Katedrën e Gjuhës Angleze, Katedrën e Gjuhës Frënge dhe Katedrën e Gjuhës Italiane. Në vitin 1992 fakultetit i shtohet Katedra e Gjuhës Gjermane. Në vitin 1995 krijohet Departameni i Gjuhëve Sllavo- Ballkanike, i cili në përbërjen e tij përfshiu Degën e Gjuhës Ruse, Degën e Gjuhës Turke (1996) dhe degën e Gjuhës Greke (1998). Në vitin 2008 fakultetit i shtohet edhe departamenti i Gjuhës Spanjolle. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka degën e gjuhës angleze në Filialin e Sarandës dhe në Filialin e Kukësit të Universitetit të Tiranës.
Faqja zyrtare e Fakultetit: fgjh.edu.al.
Struktura e brendshme organizative
Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja: Prof. Dr. Artur Sula
Zv. Dekan: Prof. Dr. Saverina Pasho
Zv. Dekan: Dr. Anida Kizi
Zv. Dekan: Dr. Elida Tabaku
Zv. Dekan: Dr. Drita Rira.
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka këto Departamente
Departamentet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja:
Programet e studimit
Nr. | Programi i studimit | Lloji i diplomës |
---|---|---|
1 | Gjuhë Angleze me profile; gjuhë angleze, përkthim dhe interpretim, studime britanike dhe amerikane | Bachelor |
2 | Gjuhë Frënge me profile; gjuhë dhe komunikim, gjuhë letërsi dhe qytetërim francez, përkthim dhe interpretim | Bachelor |
3 | Gjuhë Gjermane me profile; gjuhë dhe komunikim, gjuhë letërsi dhe qytetërim gjermanishtfolës, përkthim dhe interpretim | Bachelor |
4 | Gjuhë Italiane me profile; gjuhë dhe komunikim, gjuhë , letërsi dhe qytetërim italian, përkthim dhe interpretim | Bachelor |
5 | Gjuhë Turke me profile; gjuhë, letërsi dhe qytetërim turk, përkthim dhe interpretim | Bachelor |
6 | Gjuhë Ruse me profile; gjuhë, letërsi dhe qytetërim rus, përkthim dhe interpretim | Bachelor |
7 | Gjuhë Spanjolle me profil: Gjuhë, letërsi dhe qytetërim hispanik | Bachelor |
8 | Gjuhë Greke me profile; gjuhë, letërsi dhe qytetërim grek, përkthim dhe interpretim | Bachelor |
9 | Përkthim profili: Përkthyes | Master profesional |
10 | Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor e Turistik | Master i shkencave |
11 | Përkthim Teknik - Letrar dhe Interpretim | Master i shkencave |
12 | Mësuesi e Gjuhës Angleze për arsimin e mesëm të lartë | Master i shkencave |
13 | Mësuesi e Gjuhës Frënge për arsimin e mesëm të lartë | Master i shkencave |
14 | Mësuesi e Gjuhës Gjermane për arsimin e mesëm të lartë | Master i shkencave |
15 | Mësuesi e Gjuhës Italiane për arsimin e mesëm të lartë | Master i shkencave |
16 | Mësuesi në Gjuhën Greke për Arsimin e Mesëm të Lartë | Master i shkencave |
17 | Mësuesi në Gjuhën Turke për Arsimin e Mesëm të Lartë | Master i shkencave |
18 | Shkenca gjuhësore | Doktoratë |
19 | Letërsi botërore | Doktoratë |