Fakulteti i Ekonomisë
FEUT
Fakulteti i Ekonomisë është formuar në vitin 1952, me emrin Instituti i Lartë i Ekonomisë. Në vitin 1957, me krijimin e Universitetit të Tiranës, ai u përfshi në atë Universitet, me emrin Fakulteti i Ekonomisë. Sot ky fakultet emërtohet Fakulteti i Ekonomisë. Aktualisht, fakulteti operon në bazë të programeve të reja mësimore, në përputhje me programet e shkollave perëndimore, bazuar në deklaratën e Bolonjës dhe të përshtatura ndaj kushteve konkrete të vendit tonë. Faqja zyrtare e Fakultetit: feut.edu.al.
Struktura e brendshme organizative
Dekani i Fakultetit të Ekonomisë: Prof. Dr. Dhori Kule;
Zv. Dekan: Dr. Alban Korbi;
Zv. Dekan: Prof. Dr. Fatmir Memaj;
Zv. Dekan: Prof. Dr. Mimoza Skënderi (Kasimati).
Fakulteti i Ekonomisë ka këto Departamente
Departamentet e Fakultetit të Ekonomisë:
Marketing
Ekonomiks
Manaxhim
Statistikë dhe Informatikë e zbatuar
Financë
Kontabilitet
Programet e studimit
| Nr. | Programi i studimit | Lloji i diplomës |
|---|---|---|
| 1 | Financë | Bachelor |
| 2 | Ekonomiks | Bachelor |
| 3 | Informatikë Ekonomike | Bachelor |
| 4 | Administrim Biznesi | Bachelor |
| 5 | Teknologji e Informacionit në Menaxhimin e Proceseve të Biznesit | Master professional |
| 6 | Financë | Master professional |
| 7 | Administrim Biznesi | Master professional |
| 8 | Administrim Publik | Master professional |
| 9 | Kontabilitet dhe Auditim | Master professional |
| 10 | Marketing | Master professional |
| 11 | Studime Ekonomike Evropiane | Master professional |
| 12 | Menaxhim Turizëm | Master professional |
| 13 | Sisteme Informacioni në Ekonomi | Master professional |
| 14 | Financë, Kontabilitet dhe Auditim | Master professional |
| 15 | Sisteme Informacioni në Ekonomi | Master i shkencave |
| 16 | Kontabilitet dhe Auditim | Master i shkencave |
| 17 | Financë me profile: a. Drejtues financiar; b. Ndërmjetës bankar; c. Ndërmjetës jobankar | Master i shkencave |
| 18 | Ekonomiks | Master i shkencave |
| 19 | Administrim Publik | Master i shkencave |
| 20 | Administrim Biznesi me profile: a. Menaxhim; b. Menaxhim i burimeve njerëzore | Master i shkencave |
| 21 | Kërkime Operacionale në menaxhim | Master i shkencave |
| 22 | Marketing | Master i shkencave |
| 23 | Menaxhim Turizmi | Master i shkencave |
| 24 | Siguria e Informacionit | Master i shkencave |
| 25 | Statistika Zyrtare | Master i shkencave |
| 26 | Menaxhim Risku | Master i shkencave |
| 27 | Kontabilitet | Doktoratë |
| 28 | Menaxhim | Doktoratë |
| 29 | Kërkime Operacionale | Doktoratë |
| 30 | Financë | Doktoratë |
| 31 | Sistemet e Informacionit në Ekonomi | Doktoratë |
| 32 | Statistikë | Doktoratë |
| 33 | Marketing | Doktoratë |
| 34 | Ekonomiks | Doktoratë |