Fakulteti i Drejtësisë
Fakulteti i Drejtësisë është themeluar në vitin 1954, me emrin “Instituti i Lartë Juridik”. Pas
krijimit të Universitetit Shtetëror të Tiranës, Instituti i Lartë Juridik u përfshi në këtë
Universitet me emrin “Fakulteti i Drejtësisë”. Në vitin 1965, u riorganizua dhe u quajt “Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike”, ku u përfshinë dega e shkencave politike dhe ajo e drejtësisë. Në vitin 1991, dega e drejtësisë u nda nga ajo e filozofisë, e cila kishte zëvendësuar degën e shkencave politike. U krijuan kështu dy fakultete të veçanta, ndërsa dega e gazetarisë u transferua në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Tani, fakulteti quhet “Fakulteti i Drejtësisë”.
Faqja zyrtare e Fakuletit: fdut.edu.al .
Struktura e brendshme organizative
Dekani i Fakultetit të Drejtësisë: Prof. Dr. Sokol Mëngjesi;
Zv. Dekan për programin e ciklit të parë të studimeve dhe programin e integruar të ciklit të dytë MSH në Drejtësi: Prof. Asoc. Dr. Ilir Rusi;
Zv. Dekan për programin e ciklit të dytë të studimeve dhe marrëdhënieve me jashtë: Dr. Erjona Bardhi;
Zv. Dekan për programin e ciklit të tretë të studimeve, tituj akademikë dhe kërkim shkencor: Dr. Armela Kromici.
Fakulteti i Drejtësisë ka këto Departamente
Departamentet e Fakultetit të Drejtësisë:
Programet e studimit
Nr. | Programi i studimit | Lloji i Diplomës |
---|---|---|
1 | Drejtësi | Master i shkencave |
2 | E Drejtë Civile | Master profesional |
3 | E Drejtë Penale | Master profesional |
4 | E Drejtë Publike | Master profesional |
5 | EU Business Law | Master profesional |
6 | Drejtësi me profil: E drejtë civile | Master i shkencave |
7 | Drejtësi me profil: E drejtë penale | Master i shkencave |
8 | Drejtësi me profil: E drejtë publike | Master i shkencave |
9 | Shkenca Juridike Civile | Doktoratë |
10 | Shkenca Penale | Doktoratë |
11 | E Drejtë Publike | Doktoratë |