Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
FAU
Studimet për arkitekturë për herë të parë filluan në vitin 1969 dhe në 1983 dega e Arkitekturës u bë pjesë e fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në kuadër të Universitetit të Tiranës. Në 1993 u krijua Departamenti i Arkitekturës dhe Urbanistikës i cili funksionoi deri në 2013, vit i cili shënoi krijimin e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.
Faqja zyrtare e fakultetit: https://fau.edu.al/
Struktura e brendshme organizative
Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës: Prof. Asoc. Armand Vokshi
Zv. Dekan: Dr. Loreta Çapeli
Zv. Dekan: MSc. Ani Panariti
Fakultetii i Arkitekturës dhe Urbanistikës ka këto Departamente
Departamentet e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës
Arkitekturë
Restaurimit dhe Teknologjisë së Arkitekturës
Urbanistikë
Programet e studimit
| Nr. | Programi i studimit | Lloji i diplomës |
|---|---|---|
| 1. | Arkitekturë Interieri dhe Dizajn | Bachelor |
| 2. | Arkitekturë profil Arkitekt | Master i shkencave në Arkitekturë, profili Arkitekt |
| 3. | Arkitekturë profil Urbanist | Master i shkencave në Arkitekturë, profili Urbanist |
| 4. | Restaurim i Monumenteve të Kulturës | Master profesional |
| 5. | Arkitekturë | Doktoraturë (PHD) |
| 6. | Urbanistikë | Doktoraturë (PHD) |