Rreth Nesh

Studentët kanë menduar për ju këtë vit të ri akademik 2021-2022!

Ne jemi një grup studentësh nga fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës dhe të gjithë së bashku kemi menduar të strukturojmë këtë Guidë Studentore, në mbështetje të studentëve.

Aktiviteti ynë si grup studentësh ka në thelb të saj jo vetëm këtë projekt por gjithashtu :

  • T’i japë zë problematikave shqetësuese të studentëve
 
  • Të mbrojë të drejtat e studentëve
 
  • Të shërbejë si rojtar i mendimit të lirë të studentëve në lidhje me impaktin që ata marrin mbi cilësinë e jetës studentore dhe përputhshmërinë me misionin dhe vizionin e zhvillimit institucional në universitetet e tyre
 
  • Të garantojë ndjekjen e procedurave përkatëse në nivel institucioni, që do të shërbejnë për zgjidhjen e problemeve të studentëve

 

  • Të kontribuojë në rritjen e cilësisë së jetës universitare.

Rreth Guidës

Në këtë guidë studentore u ndalëm fillimisht në një informacion të shkurtër për të njohur qytetin e Tiranës, dhe për të kaluar më pas në disa njohuri të domosdoshme lidhur me jetën studentore, duke përfshirë këtu njohuri mbi universitetin dhe fakultetet përkatëse, pak historik, listën e programeve, vendndodhjen dhe formën e organizimit të tyre. 

Më tej, në mënyrë të përmbledhur, u ndalëm në të drejtat dhe detyrat e studentëve, bazuar në nenet e parashikuara në ligjin për Arsimin e Lartë.

Ndër problematikat apo çështjet që një student mund të përballet nuk mund të mungonin informacionet bazike përsa i përket strehimit dhe akomodimit në rezidencat studentore, duke përfshirë informacione për procesin e regjistrimit, vendndodhjen e rezidencave, tarifat vjetore, kushtet e tyre, por dhe të drejtat dhe detyrat e studentëve si banorë në këto rezidenca.

Pa diskutim, që në çdo rast, është e nevojshme lëvizja dhe udhëtimi, qoftë brenda qytetit të Tiranës apo në linjat ndërqytetase, ndaj në këtë prizëm, informacioni mbi transportin publik u konsiderua si i nevojshëm për studentët, për të dhënë disa informacione mbi linjat kryesore, intinerarin dhe orarin e tyre.

Jeta studentore në fakt është e shpejtë, plot dinamizëm dhe të papritura. Shpesh herë disa kontakte të rëndësishme mund të jenë zgjidhje e problematikave të përditshme. Për këtë arsye në një kapitull të veçantë janë të grupuara pikërisht kontaktet si urgjenca, policia etj. dhe institucionet fetare, në vlerësim dhe respekt të çdo besimi të studentit. 

Duke shpresuar që kjo guidë të jetë një ndihmesë për secilin prej jush edhe njëherë ju urojmë suksese në këtë vit të ri akademik!

123797

Studentë

#1

Përmbajtje informuese

3

vite histori