Fakulteti i Inxhinierisë Matematike & Inxhinierisë Fizike
Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike u krijua si pjesë përbërëse e Universitetit Poilteknik të Tiranës në vitin 2007. Ky është një fakultet i cili ofron formim bazë dhe të avancuar të shkencave inxhinierike si dhe të shkencave kompjuterike, fotonike, elektronike, optike, automatizim dhe telekomunikacion. Studentët të cilët diplomohen pranë FIMIF punësohen në shumë fusha të ekonomisë ndër të cilat mund të përmendim: inxhinierë në laboratorët e kontrollit dhe të testimit të materialeve; inxhinierë për aplikimin e metodave moderne të matjes së rrezatimeve optike, të temperaturës, emisioneve akustike, përdorimit të ultratingujve për qëllime industriale dhe mjekësore; inxhinierë për përdorimin e pajisjeve lazer dhe me fibra optike në teknologjinë e komunikimit etj
Faqja zyrtare e fakultetit: fimif.edu.al
Struktura e brendshme organizative
Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Matematike & Inxhinierisë Fizike: Prof.Shkëlqim Kuka
Zv. Dekan: Prof. Asoc. Valbona Muda
Zv. Dekan: Prof. Asoc. Dhurata Kuqi
Fakulteti i Inxhinierisë Matematike & Inxhinierisë Fizike ka këto Departamente
Departamentet e Fakultetit të Inxhinierisë Matematike & Inxhinierisë Fizike:
Programet e studimit
Nr. Programi I studimit Lloji i diplomës | ||
---|---|---|
1. | Inxhinieri Fizike | Bachelor |
2. | Inxhinieri Matematike | Bachelor |
3. | Inxhinieri Fizike | Master Profesional |
4. | Inxhinieri Matematike, Profili Analiza Sistemesh | Master Profesional |
5. | Inxhinieri Matematike, Profili Aktuaristikë | Master Profesional |
6. | Inxhinieri Fizike | Master Shkencor |
7. | Inxhinieri Matematike | Master Shkencor |
8. | Inxhinieri Fizike në Mjekësi | Master Shkencor |
9. | Inxhinieri Matematike | Doktoraturë (PHD) |
10. | Inxhinieri Fizike | Doktoraturë (PHD) |