Fakulteti i Gjuhëve të Huaja 

FGJH

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i ka fillimet e veta në vitin 1947, viti i themelimit të Katedrës së Gjuhës Ruse. Katedra e Gjuhës Ruse ka funksionuar në kuadrin e një Instituti 2-vjeçar, i cili në vitin 1951 u shndërrua në Institut të Lartë Pedagogjik. Me krijimin e Universitetit të Tiranës më 1957, Katedra e Gjuhës Ruse kalon si degë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Në shtator të vitit 1991, krijohet Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Ky fakultet në përbërjen e tij kishte Katedrën e Gjuhës Ruse, Katedrën e Gjuhës Angleze, Katedrën e Gjuhës Frënge dhe Katedrën e Gjuhës Italiane. Në vitin 1992 fakultetit i shtohet Katedra e Gjuhës Gjermane. Në vitin 1995 krijohet Departameni i Gjuhëve Sllavo- Ballkanike, i cili në përbërjen e tij përfshiu Degën e Gjuhës Ruse, Degën e Gjuhës Turke (1996) dhe degën e Gjuhës Greke (1998). Në vitin 2008 fakultetit i shtohet edhe departamenti i Gjuhës Spanjolle. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka degën e gjuhës angleze në Filialin e Sarandës dhe në Filialin e Kukësit të Universitetit të Tiranës.

Faqja zyrtare e Fakultetit: fgjh.edu.al.

Struktura e brendshme organizative

Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja: Prof. Dr. Artur Sula
Zv. Dekan: Prof. Dr. Saverina Pasho
Zv. Dekan: Dr. Anida Kizi
Zv. Dekan: Dr. Elida Tabaku
Zv. Dekan: Dr. Drita Rira.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka këto Departamente

Departamentet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja:

Programet e studimit

Nr.Programi i studimitLloji i diplomës
1Gjuhë Angleze me profile; gjuhë angleze, përkthim dhe interpretim, studime britanike dhe amerikaneBachelor
2Gjuhë Frënge me profile; gjuhë dhe komunikim, gjuhë letërsi dhe qytetërim francez, përkthim dhe interpretimBachelor
3Gjuhë Gjermane me profile; gjuhë dhe komunikim, gjuhë letërsi dhe qytetërim gjermanishtfolës, përkthim dhe interpretimBachelor
4Gjuhë Italiane me profile; gjuhë dhe komunikim, gjuhë , letërsi dhe qytetërim italian, përkthim dhe interpretimBachelor
5Gjuhë Turke me profile; gjuhë, letërsi dhe qytetërim turk, përkthim dhe interpretimBachelor
6Gjuhë Ruse me profile; gjuhë, letërsi dhe qytetërim rus, përkthim dhe interpretimBachelor
7Gjuhë Spanjolle me profil: Gjuhë, letërsi dhe qytetërim hispanikBachelor
8Gjuhë Greke me profile; gjuhë, letërsi dhe qytetërim grek, përkthim dhe interpretimBachelor
9Përkthim profili: PërkthyesMaster profesional
10Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor e TuristikMaster i shkencave
11Përkthim Teknik - Letrar dhe Interpretim Master i shkencave
12Mësuesi e Gjuhës Angleze për arsimin e mesëm të lartë Master i shkencave
13Mësuesi e Gjuhës Frënge për arsimin e mesëm të lartë Master i shkencave
14Mësuesi e Gjuhës Gjermane për arsimin e mesëm të lartë Master i shkencave
15Mësuesi e Gjuhës Italiane për arsimin e mesëm të lartë Master i shkencave
16Mësuesi në Gjuhën Greke për Arsimin e Mesëm të LartëMaster i shkencave
17Mësuesi në Gjuhën Turke për Arsimin e Mesëm të LartëMaster i shkencave
18Shkenca gjuhësore Doktoratë
19Letërsi botëroreDoktoratë

Na gjeni: