Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN) është qendra kryesore në Shqipëri për përgatitjen e specialistëve të lartë në informatikë, matematikë, fizikë, kimi, kimi
industriale, biologji, bioteknologji. FSHN është gjithashtu institucion i rëndësishëm për përgatitjen e mësuesve për shkollat e mesme në lëndët mësimore të matematikës, fizikës, kimisë, biologjisë dhe informatikës në gjithë sistemin e shkollave të mesme në Shqipëri. FSHN ka një staf akademik të brendshëm prej mbi 125 punonjësish, prej të cilëve mbi rreth 70 profesorë ose profesorë shoqërues. Faqja zyrtare e Fakultetit: fshn.edu.al
Struktura e brendshme organizative
Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës: Prof. Dr. Spiro Drushku;
Zv. Dekan për kurrikulat e ciklit të parë dhe të dytë të studimeve: Prof. Asoc. Dr. Eglantina Kalluçi;
Zv. Dekan për ciklin e tretë të studimeve dhe kualifikimi shkencor dhe pedagogjik: Prof. Asoc. Dr. Alda Kika;
Zv. Dekan për anën shkencore dhe projektet: Prof. Dr. Ferdinand Bego.
Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka këto Departamente
Departamentet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës:
Programet e studimit
| Nr. | Programi i studimit | Lloji i diplomës |
|---|---|---|
| 1 | Teknologji Informacioni dhe Komunikimi | Bachelor |
| 2 | Bioteknologji | Bachelor |
| 3 | Fizikë | Bachelor |
| 4 | Biologji | Bachelor |
| 5 | Kimi | Bachelor |
| 6 | Kimi Industriale e Mjedisore | Bachelor |
| 7 | Kimi dhe Teknologji Ushqimore | Bachelor |
| 8 | Informatikë | Bachelor |
| 9 | Matematikë | Bachelor |
| 10 | Inxhinieri Matematike dhe Informatikë | Bachelor |
| 11 | Inxhinieri Matematike dhe Informatike | Master professional |
| 12 | Bioteknologji Mjedisore | Master professional |
| 13 | Informatikë Biznesi | Master professional |
| 14 | Teknologji Informacioni dhe komunikimi | Master professional |
| 15 | Biologji Molekulare | Master i shkencave |
| 16 | Biologji Mjedisore | Master i shkencave |
| 17 | Mësues biologjie për Arsimin e Mesëm e të Lartë | Master i shkencave |
| 18 | Bioteknologji Molekulare dhe Industriale | Master i shkencave |
| 19 | Fizikë | Master i shkencave |
| 20 | Mësues Fizike për Arsimin e Mesëm të Lartë | Master i shkencave |
| 21 | Informatikë | Bachelor |
| 22 | Inxhinieri Matematike dhe Informatike | Bachelor |
| 23 | Inxhinieria e Proceseve Kimike | Bachelor |
| 24 | Kimi Industriale e Mjedisore | Bachelor |
| 25 | Kimi me profil: Analiza Kimike dhe Vetitë e Lëndës | Bachelor |
| 26 | Mësues Kimie për Arsimin e Mesëm të Lartë | Bachelor |
| 27 | Matematikë | Bachelor |
| 28 | Mësues Matematike për Arsimin e Mesëm të Lartë | Bachelor |
| 29 | Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore | Bachelor |
| 30 | Teknologji Informacioni dhe komunikimi | Bachelor |
| 31 | Mësues Informatike për Arsimin e Mesëm të Lartë | Master profesional |
| 32 | Biologji e Ruajtjes | Master profesional |
| 33 | Biologji Molekulare | Master profesional |
| 34 | Fizikë | Master profesional |
| 35 | Bioteknologji Bimore | Master i shkencave |
| 36 | Elektrokimi e Zbatuar dhe Dukuritë Sipërfaqësore | Master i shkencave |
| 37 | Analiza Kimike e Lëndës dhe Mjedisit | Master i shkencave |
| 38 | Teknologjia dhe mikrobiologjia e ushqimeve dhe vlerësimi i sigurisë dhe cilësisë | Master i shkencave |
| 39 | Proceset e trajtimit kimik të lëndëve të para natyrore dhe të mbeturinave industriale urbane | Master i shkencave |
| 40 | Analizë dhe Algjebër | Master i shkencave |
| 41 | Metodat probabilitare, statistike dhe metodat e analizës numerike | Master i shkencave |
| 42 | Informatikë | Master i shkencave |